VOA: Takimi i NATO-s në Uashington, mes simbolizmit dhe sfidave jetike globale

Në Uashington po mbahet takimi treditor i nivelit të lartë të NATO-s që shënon 75 vjetorin e e themelimit të aleancës ushtarake.
VOA: Takimi i NATO-s në Uashington, mes simbolizmit dhe sfidave jetike globale

Në Uashington po mbahet takimi treditor i nivelit të lartë të NATO-s që shënon 75 vjetorin e e themelimit të aleancës ushtarake. Presidenti Joe Biden mirëpret udhëheqësit e vendeve të aleancës në një kohë kërcënimesh ekzistenciale në botë dhe në një vit presidencial ku ai përballet me ish-presidentin Donald Trump, i cili e ka kritikuar ashpër NATO-n.

Ashtu si 75 vjet më parë kur u nënshkrua traktati i Atlantikut të Veriut për të garantuar mbrojtjen kolektive të 12 vendeve themeluese pikërisht këtu në Uashington, ky përvjetor vjen në një botë të trazuar. 32 aleatët pritet të marrin vendime kyçe për mbrojtjen e 1 miliaradë qyetetarëve të tyre në mjedisin më të rrezikshëm të sigurisë që nga Lufta e Ftohtë.

Ata pritet të shprehin mbështetjen për Ukrainën përballë agresionit të Rusisë, të diskutojnë për sfidat e tjera globale si kriza në Lindjen e Mesme dhe një Kinë gjithnjë e më agresive, si edhe të propozojnë masa për forcimin e sigurisë në vendet anëtare. Duke pasur parasysh gjithë këta faktorë, takimi i kësaj jave ka rëndësi si për simbolizmin, ashtu edhe për sfidat me të cilat përballet.

“Për 75 vjet, NATO e ka mbajtur Amerikën dhe botën më të sigurt. NATO-ja është aleanca më e fortë mbrojtëse në histori dhe ka qenë jetike për sigurinë euroatlantike, duke frenuar kërcënimet ndaj Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve tanë”, thotë ambasador Michael Carpenter, këshilltar i Posaçëm i Presidentit Joe Biden dhe Drejtor për Evropën në Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Por ky takim mbahet ndërsa Evropa është tronditur nga agresioni rus në Ukrainë.