Pas gjithë dramës, Tayna dhe Rinor Hykolli ndahen në paqe: Kemi gjetur gjuhën e përbashkët

Ndarja e tyre aspak miqësore ka qenë kryefjalë e ditëve të fundit në mediat rozë. Pas akuzave ndaj njëri-tjetrit, Tayna dhe ish-menaxheri i saj Rinor Hykolli kanë vendosur të bëjnë paqe dhe të vazhdojnë të ndarë rrugëtimin e tyre në punë e karrierë. 

Këtë gjë e ka bërë me dije vetë ish-menaxheri, ku përmes një story në Instagram shprehet se të dy kanë komunikuar dhe kanë vendosur të mos i bëhen pengesë njëri-tjetrit për të vazhduar punë ndarë.

“Kemi nisur këtë rrugëtim bashkë dhe si çdo rrugëtim tjetër edhe ky i bashkëpunimit tonë përfundoi. Me të mirat e të këqijat, të dy kemi pasur sukses së bashku. Unë dhe Tayna jemi marrë vesh që nga ky moment që do vazhdojmë tutje rrugëve tona secili pa pengesa. Vajzës i uroj suksese si artiste e pavarur dhe gjitha të mirat”, shkruan ai në postim.