Në kërkimet për abuzimet me fondet e BE, arrestohet në Rinas biznesmeni Gazmend Haxhia

Biznesmeni Gazmend Haxhia është arrestuar ditën e sotme në Rinas. Mësohet se Haxhia, është vënë në pranga sapo ka zbritur nga avioni.
Në kërkimet për abuzimet me fondet e BE, arrestohet në Rinas biznesmeni Gazmend Haxhia

Biznesmeni Gazmend Haxhia është arrestuar ditën e sotme në Rinas. Mësohet se Haxhia, është vënë në pranga sapo ka zbritur nga avioni.

Ai akuzohet për abuzim me fondet e BE-së për SASPAC. Ndaj biznesmenit është vendosur masa e sigurisë 'arrest shtëpie', por në momentin që ndodhen arrestimet Haxhia ndodhej jashtë shtetit.

Çfarë ka ndodhur?

Ilir Beqaj dhe dy bashkëpunëtorët e tij janë arrestuar pasi akuzohen për abuzim me fondet e BE-së  gjatë kohës që ka qenë drejtor i Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC). Masa e sigurisë u kërkua nga prokurorja e SPAK Elida Kaçkini e cila ka hetuar dosjen e SASPAK si dhe u mor nga nga gjyqtarja Rudina Palloi. Beqaj akuzohet dhe për korrupsionit, mos deklarim të ardhurave duke fshehur pronësinë e restorant "Gzones" afër Kalasë së Tiranës dhe të një automjeti. Gjithashtu në pranga është vënë edhe bashkëpunëtori i i ish-minstrit Ermal Kurtulaj i cili ishte koordinator i EUSAIR, projekt i rëndësishëm i mbështetur nga fondet e Bashkimit Evropian dhe që menaxhohej nga Agjencia Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC), ku Beqaj ishte drejtor. Përveç Beqajt dhe Kurtulajt gjykata ka vendosur arrest shtëpie edhe për Alfred Nikolla i cili kishte postin e drejtorit Administrativ të një kompanie me emrin "Landways International" e cila është përdorur për këtë skemë përfitimi.