Mbolli bimë kanabisi në oborrin e shtëpisë, arrestohet në flagrancë një person në Lazarat

Arrestohet në flagrancë një person në Lazarat të Gjirokastrës. Mësohet se A.P, kishte kultivuar në oborrin e shtëpisë 10 bimë kanabis, të cilat u asgjësuan.
Mbolli bimë kanabisi në oborrin e shtëpisë, arrestohet në flagrancë një person në Lazarat

Arrestohet në flagrancë një person në Lazarat të Gjirokastrës. Mësohet se A.P, kishte kultivuar në oborrin e shtëpisë 10 bimë kanabis, të cilat u asgjësuan.

Gjithashtu pas kontrollit në shtëpinë e tij, u gjetën dhe sekuestruan 600 gramë kanabis. Ndaj të arrestuarit rëndojnë akuzat për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Njoftimi i Policisë:

Në zbatim të masave të përcaktuara në planet operacionale kombëtare “Territor i pastër” dhe “Tempulli”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, bazuar dhe në inteligjencën policore, kanë intensifikuar kontrollet në terren.

Si rezultat i kontrolleve, u godit një rast i kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Lazarat. Për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi A. P., banues në fshatin Lazarat, pasi dyshohet se ka kultivuar në oborrin e banesës së tij, 10 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilët u asgjësuan nga Policia.

Në vijim të kontrolleve, në banesën e këtij shtetasi, u gjetën dhe u sekuestruan rreth 600 gramë cannabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.