“Lufta e Tretë Botërore mund të shpërthejë brenda 5 viteve!”, gjenerali i lart britanik paralajmëron NATO-n: Ja cilat janë tre “fuqitë” me të cilat duhet të përballemi

Një ish-ushtarak i lartë ka paralajmëruar anëtarët e NATO-s se bota po përballet me një nga momentet më të rrezikshme që nga viti 1945. Mesazhi i tij vjen para samitit të NATO që do të mbahet në SHBA.

Gjenerali britanik Sir Patrick Sanders, tha për “The Times” se Rusia, Kina dhe Irani janë “fuqitë e reja të boshtit” dhe një luftë e tretë botërore mund të shpërthejë brenda pesë viteve të ardhshme nëse nuk merren masa. Sipas tij, kjo shmanget nëse vendet e NATO forcojnë kapacitet e tyre ushtarake.

Duke argumentuar se 3 shtete e mësipërme përbëjnë një kërcënim edhe më të madh se nazistët në vitin 1939, ai tha: “Ata janë më të ndërvarur dhe më të lidhur se sa ishin fuqitë fillestare të boshtit”.

“Nëse marrim hapat e duhur tani, nëse adresojmë kërcënimet dhe boshllëqet që kemi në aftësitë tona, nëse modernizojmë forcat tona të armatosura, nëse e bëjmë shoqërinë dhe Britaninë e Madhe më elastike, mund ta parandalojmë. Nëse e bëjmë këtë, ka gjasa të ulëta që të kemi një luftë botërore. Nëse nuk e bëjmë, kjo rrit probabilitetin dhe inkurajon Rusinë, Kinën dhe Iranin”, vijoi ai.

Duke u ndalur në Mbretërinë e Bashkuar, Sir Patrick tha se forcat e armatosura nuk janë mjaft të fuqishme për të nisur operacione si pushtimi i Irakut jugor në 2003 apo edhe Ishujt Falkland në 1982.

Anëtarët e NATO-s do të takohen në Uashington, këtë javë, për të shënuar 75-vjetorin e formimit të aleancës, duke përfshirë kryeministrin e ri të Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer.