“Garë e hapur”/ Ankandi i Fotovoltaik hibrid, Balluku: Shqipëria nuk angazhon asnjë aset shtetëror

Në dy ankandet e mëparshme shteti ka vendosur tokën në dispozicion, në këtë rast kemi një ankand hibrid.
“Garë e hapur”/ Ankandi i Fotovoltaik hibrid, Balluku: Shqipëria nuk angazhon asnjë aset shtetëror

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Energjetikes dhe Infrastrukturës Belinda Balluku ishte pjesë ne ankandit fotovoltaik hibrid. Balluku u shpreh se Shqipëria nuk angazhon asnjë aset shtetëror, ndërsa shtoi se çmimi s’mund të jetë më i lartë se tavani i vendosur nga shteti.

Ndër të tjera zv.kryeministrja theksoi se përdorimi i energjisë së rinovueshme është një praktikë e perëndimit. “Sot Shqipëria merret si rast studimor se si një vend i tillë vazhdon me një rrugë të qartë për energjinë e rinovueshme.

Në dy ankandet e mëparshme shteti ka vendosur tokën në dispozicion, në këtë rast kemi një ankand hibrid. Shteti është vetëm blerësi i energjisë së prodhuar duke pasur parasysh që është një garë e hapur. Të njëjtin koncept kishim edhe ne ankandin e vitit 2023. Ministria ofron për fituesin një kontratë, çmimi s’mund të jetë më i lartë se tavani i tendosur. Më duhet të them që jemi mjaft të kënaqur me interesimin e kompanive kombëtare dhe ndërkombëtare.”, u shpreh Balluku.