Euro 2024: Zbulohet topi i finaleve të Europianit

Frymëzuar nga ngjyrat e flamurit gjerman dhe medalja e artë që po garojnë 4 ekipet e mbetura në Euro2024. Ky është dizanji i zgjedhur nga prodhuesit për topin e ndeshjes që do të përdoret në gjysmëfinalen dhe finalet e kampionatit Europian.

Topi i pajisur me çip përmirëson edhe lojën. Përmes teknologjisë, ai mundëson vendime më të shpejtë dhe të sakta për gjyqtarët, duke përfshirë dhe shpejtësinë, rrotullimin dhe distancën që ka kaluar topi përpara se të godasë rrjetën.

Inovacioni është i madh, pasi përmes një bërthame novatore përmirësohet edhe saktësia dhe aerodinamika. Edhe bazamenti që do mbaj topin para çdo ndeshje është tepër interesante.

E përbërë nga 54 trekëndasha që përfaqësojnë 54 shoqatat pjesë të UEFA-s ajo do jetë totalisht prej alumini me formën e një prizmi trekëndor.

Tashmë topi gjendet në shitje dhe 1% e shitjeve neto do të shkojë në mbështetje të iniciativave që përfshin krijimin e një të ardhmeje më të mirë dhe gjithëpërfshirëse përmes futbollit.