E ardhmja e Sylvinhos te Shqipëria, merret vendimi

Pas disa javësh negociatash dhe paqartësish, ditën e sotme është raportuar edhe arritja e akordit për rinovimin e Sylvinhos, në krye të pankinës së Kombëtares shqiptare, teksa shumë shpejt do të firmoset edhe kontrata e re nga ana e brazilianit për të zyrtarizuar gjithçka.

Sa i përket kontratës, Sylvinho do të udhëheqë Shqipërinë, deri në përfundimin të Kupës së Botës 2026, pavarësisht kualifikohemi apo jo, pra në thelb është një kontratë 2-vjeçare, nga e cila ende nuk është mësuar paga fikse e trajnerit.

Braziliani ndihmoi Kombëtaren të kualifikohet si e para në grup në eliminatoret e Kampionatit Evropian të Gjermanisë, dhe mori pjesë në finalet në Euro 2024, në grupin B, duke barazuar me Kroacinë e humbur me Italinë e Spanjën.