Berisha: Protesta e 11 korrikut është protestë për rikthimin e votës së lirë në Shqipëri

Sipas tij ajo do të jetë një protestë për rikthimin e votës së lirë në Shqipëri. Berisha më tej theksoi se historia e njerëzimit ka faktuar se vota e lirë është mekanizmi themelor i shtetit ligjor, i barazisë para ligjit, i lirisë së tregut, i zhvillimit dhe begatimit të një vendi.
Berisha: Protesta e 11 korrikut është protestë për rikthimin e votës së lirë në Shqipëri

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur edhe mbrëmjen e sotme një fjalim nga ballkoni i tij para mbështetësve. Gjatë fjalës së tij Berisha foli në lidhje me protestën e 11 korrikut. Ai u shpreh se protesta e 11 korrikut është protestë për thelbin e lirisë, për thelbin e dinjitetit njerëzor.

Sipas tij ajo do të jetë një protestë për rikthimin e votës së lirë në Shqipëri. Berisha më tej theksoi se historia e njerëzimit ka faktuar se vota e lirë është mekanizmi themelor i shtetit ligjor, i barazisë para ligjit, i lirisë së tregut, i zhvillimit dhe begatimit të një vendi.

 
Fjala e Berishës:

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohjen më të pakufishme dhe nderimin më të madh për ju qëndrestarët dhe qëndrestaret e pamposhtur të kauzës së drejtë, të lirisë dhe dinjitetit të shqiptarëve, të interesit kombëtar, të Shqipërisë dhe shqiptarëve.


Një përshëndetje të përzemërt kam për oratorët që nga kjo platformë me guxim përcjellin të vërtetat e mëdha që fsheh censura e egër e regjimit të Edi Ramës ndaj zërit ndryshe, ndaj të vërtetave therëse dhe të hidhura. Të dashur miq, protesta e 11 korrikut është protestë për thelbin e lirisë, për thelbin e dinjitetit njerëzor.


Protestë për rikthimin e votës së lirë në Shqipëri. Historia e njerëzimit ka faktuar se vota e lirë është mekanizmi themelor i shtetit ligjor, i barazisë para ligjit, i lirisë së tregut, i zhvillimit dhe begatimit të një vendi. Kombet që nuk kanë pasur votën e lirë, kanë rënë në abiset e historisë.
Kujtoni pak se ku ramë ne në 46 vite diktaturë, në të cilën çdo katër vite shkonim te kutitë e votimit, por votat i numëronte partia terroriste.


Rikujtoni pak se cili ishte shkalla e tjetërsimit njerëzor nga kjo diktaturë dhe mjerimi ekonomik.
Por ata që kanë pasur fatin e madh të mos jetojnë në atë kohë, le të ndalen pak në këtë 10-vjeçar të sundimit të Rilindjes dhe Edi Ramës.

Besoj se për çdo njeri që i thotë lirisë, liri, dinjitetit njerëzor, dinjitet, të cilët nuk mund të ekzistojnë pa votën e lirë, e kanë të qartë se votat e tyre i numëroi Edi Rama me terroristët e tij elektoralë, patronazhistë, aktivistë. Se votat e tyre i numëroi Edi Rama me Bajrët, Avdylët, Ndokët, Rrajat, mafien e tmerrshme të drogës në Shqipëri dhe në botë.