Ballkani paguan më shumë gjoba për tifozët në “Euro 2024”

Me më shumë se 1.2 milionë euro janë gjobitur shoqatat e kombëtareve të futbollit që morën pjesë në Kampionatin Europian që zhvillohet në Gjermani.
Ballkani paguan më shumë gjoba për tifozët në “Euro 2024”

Me më shumë se 1.2 milionë euro janë gjobitur shoqatat e kombëtareve të futbollit që morën pjesë në Kampionatin Europian që zhvillohet në Gjermani.

Faza e grupeve të Kampionatit Europian ishte jo vetëm emocionuese për sportin, por edhe stresuese financiare për disa skuadra.
Kroacia ishte vendi që grumbulloi gjobat më të larta, e ndjekur nga Shqipëria dhe Serbia.

Shumica e gjobave të shpërndara gjatë turneut ishin për hedhjen e sendeve në fushë, përdorimi i mjeteve piroteknike, duke përfshirë fishekzjarre dhe flakadanë.

Kroacia në veçanti siguroi një çmim të pakëndshëm pavarësisht se u eliminua. Me një total prej 220,875 euro gjoba, shoqata duhej t’i paguante më së shumti UEFA-s , kryesisht për shkelje të tilla si hedhja e filxhanëve të birrës dhe mjetet piroteknike.

Sjellja jo korrekte por jo e tepruar e tifozëve shqiptarë në të tria ndeshjet, ka sjellë 171.375 mijë euro në Federatën Shqiptare të Futbollit. Rekordin nga kombëtaret e mban Kroacia e cila është gjobitur në total 220.875 mijë euro.

Kroatët luajtën me Spanjën, Shqipërinë dhe Italinë, ndërkohë sjellja e tifozëve ka kapur shifrën më të lartë nga kombëtaret.

E treta është Serbia, me 166.625 mijë euro. Ata luajtën me Anglinë, Slloveninë dhe Danimarkën. Ndërkohë, pjesa tjetër kanë një shifër nën 100 mijë euro ku renditen Turqia, Zvicra, Rumania, Hungaria, Austria, Polonia, Sllovenia, Gjeorgjia, Italia, Gjermania, Ukraina, Holanda, Belgjika, Portugalia, Anglia, Danimarka.

Poshtë 10 mijë eurove janë Skocia dhe Çekia, ndërsa ka edhe tri kombëtare, ku tifozët e të cilëve nuk kanë bërë asnjë shkelje që përkthehet në asnjë gjobë. Franca, Spanja dhe Sllovakia janë dy kombëtaret që nuk janë gjobitur. Sakaq, nga gjobat UEFA ka arritur të grumbullojë afërsisht 1.3 milionë euro.

Gjobat, të cilat gjithsej arrijnë shifrën e 1,293,645 eurove, lidhen me mbështetësit e kombëtareve gjatë ndeshjeve.

Si Shqipëria ashtu edhe Serbia u gjobitën edhe për “transmetimin e një mesazhi të papërshtatshëm për një ngjarje sportive”, në lidhje me flamujt e ekspozuar në lidhje pretendime territoriale për “Shqipërinë Etnike” dhe “Serbinë e Madhe”.