Arrestohet francezi në Tiranë, tentoi të kryente blerje e pagesa me karta virtuale

Një 25 vjeçar me banim në Francë është arrestuar në Tiranë pasi akuzohet për mashtrim kompjuterik.
Arrestohet francezi në Tiranë, tentoi të kryente blerje e pagesa me karta virtuale

Një 25 vjeçar me banim në Francë është arrestuar në Tiranë pasi akuzohet për mashtrim kompjuterik.

“Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, gjatë qëndrimit në qytetin e Tiranës, nëpërmjet kartave virtuale, ka tentuar të bëjë blerje dhe të kryejë pagesa të ndryshme, në intitucione të ndryshme financiare që operojnë vendin tone” informoi sot policia e Tiranës.

Operacioni u kodua “Virtual shade”.

I ndaluar është shtetasi L. G., 25 vjeç, banues në Francë, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, parashikuar nga neni 143/b i Kodit Penal.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 1 automjet, 2 celularë, 1 lap-top dhe 420 euro.

Vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.