847 familje do të ndihmohen nga projekti i “Strehimit Social” – 490 milionë lekë investime në 22 bashki të vendit, cilat kategori përfitojnë?

Ministri i Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja përmes një postimi në rrjetet sociale njoftoi se janë shpallur 22 bashki fituese për Projektin e Investimeve të Strehimit Social.
847 familje do të ndihmohen nga projekti i “Strehimit Social” – 490 milionë lekë investime në 22 bashki të vendit, cilat kategori përfitojnë?

Ministri i Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja përmes një postimi në rrjetet sociale njoftoi se janë shpallur 22 bashki fituese për Projektin e Investimeve të Strehimit Social. Sipas tij ka një vlerë financimi prej 490 milionë lekësh nga buxheti i shtetit. Këto projekte do të adresojnë nevojat për përmirësimin e kushteve të banimit për 847 familje në nevojë në të gjithë vendin.

Por cilat janë familjet përfituese nga ky projekt?

Familjet që përfitojnë janë 11% familje me ndihmë ekonomike, 21.6% të mëshuar por pa përkrahje, 13.2% persona me aftësi të kufizuar, 2.5% familje me një prind, 2% familje me gra kryefamiljare, 3.2% emigrantë të rikthyer, 2% viktima të trafikimit, 34.5 % kategori të tjera sipas ligjit nr. 22/2018 “Për strehimin social”.

Ndërsa shpërndarja e fondeve do të bëhet sipas planit ku, 57 milionë lekë janë për adaptimin e objektit dhe kthimin në banesë sociale për strehimin e 35 familjeve në kushte të vështira ekonomike, në Bashkinë Mat. Më tej, 335 milionë lekë për programin e “Përmirësimit të kushteve të banimit” për 547 familje në 19 bashki. Gjithashtu, 98 milionë lekë për përmirësimin e infrastrukturës në zonat informale për 265 familje, që i përkasin kategorive të strehimit social.